Nga studio e “Off the Record” në A2 CNN, deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama.
Sipas tij është absurde nëse shqiptarët presin që dikush me magji të rrëzojë Ramën dhe të sjellë demokracinë në vend, pasi rendi demokratik vjen sipas tij falë një procesi ku zëri opozitar ndërthuret me nevojat dhe dëshirën e qytetarëve për ndryshim.
“Jo, jo nuk do të presim të gjithë ne duhet të reagojmë. Këtu nuk bëhen zgjedhjet. Këtu dalin anonim të votuar. Kujt i keni dëgjuar ndonjë fjalim politik që jeni aspiruar dhe keni thënë do votojë këtë njeri. E di çdo të thotë të marrësh 20 mijë vota. Janë 20 mijë mendje mo, pa pasur një ditë në politikë. Unë e shoh si mision, i bëj apel qytetarëve të unifikohemi që të rrëzojmë këtë qeveri. Unë jam i bindur që Shqipëria ka shkuar në autokraci. Duhet të mobilizohemi të ndalojmë Shqipërinë drejt një autokracie të re, të binjakëzuar me mafien. Pastaj nëse në Shqipëria ka njerëz që besojnë se do vijë dikush si magjistar t’iu prodhojë njerëzve demokraci, kjo nuk ndodh. Pra unë ja i bindur që duhet një proces që të ndodhi në shoqëri. E gjithë shoqëria nuk duhet të jenë spektatorë. Nëse she nëpër votë që mbushet me të rink, me të moshuar, kështu ndodh procesi në demokraci, nuk mund të jemi ndryshe nga bota ne. Kështu funksionon, rrugë tjetër s’ka. Nëse kjo opozitë do të arrijë të fitojë zemrat e njerëzve për ta ngritur popullin atëherë ka fituar shoqëria. Demokraci është një gjë që duhet ta duanë dhe mbrojnë njerëzit. Shohim Serbinë që non stop ka njerëz të rrugë. Atje opozita është inekzistente fare por non-stop ka njerëz në rrugë. Rama është problem për të gjithë Shqipërinë. Ai është kthyer në një Enver Hoxha të një lloji tjetër, jo të Kinostudios Shqipëria e Re, por të Holliwood-it”, tha Alizoti në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
Më tej, ligjvënësi demokrat shtoi se edhe opozita duhet të reformohet dhe të ngjalli frymë tek shqiptarët.
“Opozita është pjesë e shoqërisë shqiptare. Ne këtë sistem që duket kaq i fuqishëm, por është edhe shumë i brishtë e përmbysim duke e refuzuar dhe duke dalë në shesh për ta kundërshtuar. Të gjithë si shoqëri, së bashku me opozitën. Opozita e ka detyrë ndaj duhet të ndryshojë taktikën, që kauzën e zemërimit shoqëror ta kthejë në kauzë politike, ky është një proces që duhet të ndodhi me njerëz serioz, të pastër dhe të vërtetë”, u shpreh Alizoti në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
(A2 Televizion)
A2 CNN Livestream
MUND TE LEXONI GJITHASHTU
“PD duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në, ka çuar disa para andej nga Amerika për Chris LaCivita”
Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen skenarët në PS: Dikastere që shkrihen ose bashkohen
Kush do jenë ministrat e rinj? Gazetarja zbërthen skenarët në PS: Dikastere që shkrihen ose bashkohen
“Kartelet e drogës zotërojnë një port detar”, Alizoti: Kjo nuk ndodh as në Meksikë
Lapaj, ministër i Ramës? Gazetari zbardh detaje: Do të ketë emra demokratësh në administratë
Lapaj, ministër i Ramës? Gazetari zbardh detaje: Do të ketë emra demokratësh në administratë
Sulmet izraelite në Gaza, të paktën 31 të vrarë
Sulmet izraelite në Gaza, të paktën 31 të vrarë
“Reformat, të panegociueshme”, Kos: Me këtë ritëm, Shqipëria në 2029 në BE, pas Malit të Zi
“Reformat, të panegociueshme”, Kos: Me këtë ritëm, Shqipëria në 2029 në BE, pas Malit të Zi
TE FUNDIT
Meta kërkon lirinë, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit në GJKKO
Autoriteti Palestinez mirëpret planet belge për njohjen e shtetësisë
Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Homazhe në nderim të regjisorit të madh
OBSH: Një në çdo 100 vdekje në botë shkaktohet nga vetëvrasja
MË TË VIZITUARAT
Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Ambasadori amerikan në NATO: SHBA-ja do stabilitet në Ballkanin Perëndimor
Takim me Xi Jinping dhe Putin për Kosovën, Vuçiç mbërrin në kinë për “paradën…
Takim me Xi Jinping dhe Putin për Kosovën, Vuçiç mbërrin në kinë për “paradën…
Trupi i gjetur në Marbella, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Dan…
Trupi i gjetur në Marbella, ADN-ja do të vërtetojë nëse i përket Miklovan Dan…
Live Updates
LIVE | Gjithçka rreth Samitit Ukrainë-Europa Juglindore
LIVE | Gjithçka rreth Samitit Ukrainë-Europa Juglindore
Blinken në Tiranë, vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Shqipëri
Blinken në Tiranë, vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Shqipëri
Lufta në Izrael
Lufta në Izrael
Latest Videos
“Babai i kinematografisë shqiptare”, kolana e filmave që la pas për brezat nga Lulëkuqe mbi mure…
Ja cilat janë faqet që mashtrojnë online duke ju marrë paratë! -Marjo Brakaj
Ja cilat janë faqet që mashtrojnë online duke ju marrë paratë! -Marjo Brakaj
Kujdes mos hapni faqet web të pakonfimuara! Janë mashtrime për të vjedhur para online
Kujdes mos hapni faqet web të pakonfimuara! Janë mashtrime për të vjedhur para online
“Jepni 200 euro merrni trefishin”…ja skemat e mashtrimit me kriptomonedha në internet…
Shqipëria
Rajoni & Bota
Argëtim & Teknologji
Sport
Fotolajme
Moti
Live Updates
Speciale A2
Emisionet
A2 CNN LOGO
Live TV
Rreth nesh
Kushtet e Privatësisë
Karriera
Kontakt
Update cookie preferences
© 2023 A2 CNN / G2 Media shpk
All Rights Reserved.
Mundësuar nga
Mediadesk



