Akuzave dhe pretendimeve se udhëton me avion privat, Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje në një komunikim me qytetarët në Facebook, duke përgënjeshtruar këto zëra.
Rama deklaroi se ai udhëton me avionin e shtetit vetëm për udhëtime zyrtare pune, ndërsa në çdo udhëtim privat përdor klasin ekonomik.
“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme, avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë mender jush edhe paraardhësin tim”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri