Pse raportet e DASH nuk i lexon më njeri dhe kanë zero efekt! – ANALIZA

spot_img
Advertisements

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij të ri mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ka vlerësuar se në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të kufizuara liria e shprehjes dhe liria së medias.

Megjithatë raportet e prodhuara nga aparatet burokratike të DASH, nëpërmjet oficerëve të tyre, po kanë gjithmonë e më pak impakt në opinionet e vendeve tona. Qeveria nuk denjon ti komentojë, opozita nuk i përmend më në konferenca për shtyp, mediat konstatojnë që lajmet për këto raportet janë të pakta, me zero efekt në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes në 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

Ndoshta këto raporte duhet të jenë e konkrete dhe më harmonike me lidershipin e DASH, pasi liria e medias në Ballkan është një gjë por kur shikon si u trajtuan punonjësit e Zërit të Amerikës, fillon të pyesësh për çfarë po flasin. Pa përmendur këtu që sekretari Blinken erdhi në Tiranë duke lavdëruar kryeministrin e vendit teksa raportet e DASH prej vitesh nxisin qeverisjen e tij.

Latest articles

Related articles