nga Deniz (Xhoga) Çupi
Të dielën telefonova burrin për të bërë shëtitjen e mbrëmjes. “Këtu jam-tha. Te fusha. Po krijojmë qeverinë e re” . Pjesën e dytë të fjalisë se kuptova për momentin. Po e rëndësishme ishte që ishte te fusha. Kur mbërrij ç’të shoh. Profesori mbante fjalim. Takimin e moderonte një mesoburrë me syze, dukej idealist deri në naivitet. Nga pas dekorin e zbukuronin disa gra me flokë të krehura e të gufuara. Këto vështirë të ishin idealiste. Mire Profesori vuan nga delirizmi si shumë shqiptarë të tjerë, që ëndërrojnë që një ditë të bëhen njerëz “të medhenj” , po këta të tjerët nga se vuajnë. Badigardet shihin sa andej kendej, nga qielli e nga toka. A thua do na e godasin Profesorin nga çasti në çast. Delirantët vuajnë dhe nga mania e persekutimit. E gjithe ky teatër e ka një kosto. Kush e paguan këtë kosto. Profesori ka bërë kaq shumë lekë në Amerikë, fëmijët kane kaq shumë pare sa “pune e madhe” se po jua hedh në kosh babai me probleme të shendetit mendor?! Kush paguan?
.