Av. Ngjela i jep leksione juridike Edi Ramës për nenet e kodit Penal: O piktor…

spot_img
Advertisements

Dëgjojeni një yrnek pa kuptim që ka lëshuar para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë.

Ai djegien e fushave të barit nga fshatsrkr e barazoi me vrasjen e një ose disa personave.
Por le të shprehemi fillimisht me një aksiomë, e cila na thotë se:
“Çdo njeri jashtë profesionit të vet është mediokër”. Dhe kjo është një aksiomë e vjetër që ka dalë nga njerëz të mëdhenj në këtë qytetërim.

Por ja si flet për krimin e vrasjes kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili, si piktor që është, nuk e di se: që të jemi përpara krimit të vrasjes, duhet që, me një akt të kryer nga një individ madhor, të ketë vdekur një njeri ose të kenë vdekur disa njerës.

Dhe ja si futet padituria Rama, për një çështje me djegie bari, në një profesion që nuk e njeh fare, dhe prandaj ai djegien e barit ose barishteve të një fushe, e barazon me krimin e vrasjes së një njeriu, në një kohë që në atë fushë të ndezur me një zjarr të qëllimshëm, nuk ka vdekur nga zjarri asnjë
njeri. (!)

E pra: ku është vrasja, zoti Kryeministër? Kush është ai që ka vdekur nga zjarri i vënë qëllimisht nga dikush në një fushë me bar?
Domethlnë – kush ka vdekur nga ai zjarr që ka ndezur dikush? Askush nuk ka vdekur. Atëherë ku është vrasja? Askund.

Zoti kryeministër! Jo djegia e barit, por as dhe djegia e qëllimshme e një peme ose edhe e një pylli të tërë, nuk quhet vrasje në Kodin Penal. Vetëm marrja e jetës së një ose disa njerëzve quhet vrasje me anë të zjarrit, nëse zjarrin ia ka vënë fushës me qëllim djegieje një individ me moshë madhore, dhe nga ky zjarr kanë vdekur një ose disa persona.
Atëherë; na duhet të kthehemi tek aksioma logjike që përmendëm më lart:
Çdo njeri jashtë profesionit të vet është mediokër.

Latest articles

Related articles