Kryeprokurori Olsian Çela ka reaguar sot për mediat lidhur me draftin e ri të Kodit Penal, duke shprehur kundërshtimin e tij për mënyrën si është hartuar ky projekt.
Ai nënvizoi gjithashtu se institucionit të Prokurorisë nuk iu dha asnjë përfaqësues në grupin e punës që hartoi draftin.
“Ne nuk kemi pasur një përfaqësues në grupin e punës dhe reagimi ynë vjen vetëm pasi na është bërë i njohur produkti përfundimtar,” theksoi kryeprokurori.
Por e vërteta është pak ndryshe. Burime të redaksisë brenda grupit të punës thanë të kundërtën.
Dokumentat që tregojne se prokurori ka qëne në dijeni dhe ka pasur dhe përcaktuar dikë për grupin e punës së kodit. Madje kanë dhënë dhe mendime.

