Amerikanët nuk i ndahen vëzhgimit të procesit prej nga ku do të përzgjidhet drejtori i ri i BKH.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha pranë Akademisë së Sigurisë po mbahet këtë të enjte si dhe të premten testi me makinën e të vërtetës ndaj shtatë pretendentëve. Ajo që u vu re gjatë ditës ishte vëzhgimi i procesit sidomos nga amerikanët, ndërkohë që pyetjet përmes poligrafit u kryen nga ekspertë të AMP që janë trajnuar në ShBA.
Ndërkombëtarët po tregohen të vëmendshëm ndaj procesit jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka përzgjedhja e shefit të ri të BKH, por sidomos pas të dhënave se ka patur konflikte mes tre prokurorëve të posaçëm që do të zgjedhin drejtorin e ardhshëm