Çmimi i shitjes që qumështit 44% më shtrenjtë sesa në Gjermani

spot_img
Advertisements

Zinxhiri jo konkurrues i qumështit, me kosto të larta prodhimi. Kostoja e lartë e prodhimit të qumështit si lëndë e parë prej mungesës së ekonomisë së shkallës e subvencioneve dhe konkurrenca nga importet po rrisin vështirësitë te industria përpunuese. Fabrikat po përballen me kosto të lartë të prodhimit, ndërsa produktet vendase po humbasin konkurrueshmërinë përballë importeve më të lira. Prej katër vitesh, konsumatori blen mallrat e bulmetit me çmime që kalojnë mesataren e BE-së. Për uljen e kostove, qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së te fermeri në masën 10%.

Në Shqipëri, për të prodhuar 1 kg djathë lope me feta, më shumë se gjysma e kostos shkon vetëm për qumështin. Në Gjermani, qumështi si lëndë e parë zë gati 37% të kostos, sepse lënda e parë qumësht ndaj përpunuesit shitet nga fermat, mesatarisht 35 deri në 40% më lirë sesa në Shqipëri.

Aktualisht nga fermat, qumështi i lopës po tregtohet sipas përpunuesve me çmim shitjeje 80 lekë/litër me TVSH. Teksa në derën e fermave në Gjermani, çmimi i shitjes ka arritur 46 cent euro apo 46 lekë për litër me TVSH.

Çmimi i shitjes në vend rezulton rreth 44% më shtrenjtë sesa në Gjermani.

Për prodhimin e 1 kg djathë lope, përpunuesit sqarojnë se nevojiten mesatarisht 7,5 litra qumësht.

Në Shqipëri, me çmimin aktual të qumështit prej 80 lekësh për litër, vetëm lënda e parë kushton 600 lekë (6 euro), që përbën rreth 65% të kostos totale të prodhimit.

Në disa raste, përpunuesit pohojnë se lënda e parë përbën edhe deri në 75% të kostos së prodhimit për këtë produkt bulmeti.

Në Gjermani, me çmim mesatar prej 46 cent (46 lekë) për litër, kostoja e qumështit për të njëjtën sasi është 3.45 euro (345 lekë), që përfaqëson vetëm 37% të kostos totale.

spot_img

Latest articles

Related articles