Korça sot është një model frymëzues se si inovacioni teknologjik mund të lulëzojë edhe përtej kryeqytetit. Hapja e edicionit të 7-të Code for Albania & Korça ICT Academy, kampi veror ndërkombëtar i kodimit, mblodhi 100 të rinj plot pasion nga e gjithë Shqipëria, gjimnazistë, profesionistë dhe studentë, duke provuar se talentet nuk kufizohen vetëm në kryeqytet. Kjo iniciativë tregon rëndësinë e diversifikimit ekonomik në rang vendi: “Të ndihmojmë vendin të shpërndajë më mirë ekonominë e tij. Sot gjithçka sillet rreth Tiranës, por kjo mund të kthehet në kufizim” u shpreh Davide Rogai, President i Confindustria Albania, duke theksuar se qytete si Korça kanë potencial për t’u bërë qendra teknologjike dhe formuese të një niveli të lartë.

“Code for Albania” po fuqizon një brez të ri programuesish, duke pasuruar ekonominë lokale me aftësi digjitale dhe frymëzuar viziomin e një rritje eksponenciale me synimin afatgjatë është ambicioz, që të arrihen 100 mijë kodues në Shqipëri deri në vitin 2030.
Suksesi i Code for Albania & Korça ICT Academy në Korçë po jep kontribut në rritjen e vlerës së markës së qytetit si një destinacion për teknologjinë. Korça po perceptohet gjithnjë e më shumë si një qendër inovacioni që tërheq vëmendjen e aktorëve të huaj, që nga profesionistët amerikanë të Silicon Valley e deri te organizatat ndërkombëtare. Në fakt, ky program u bë i mundur falë bashkëpunimit me rrjetin e diasporës shqiptare në Silicon Valley dhe mentorëve entuziastë nga kompanitë më në zë të shkolluar në universitetet elitare si Stanford . Instruktorë kanë udhëtuar nga ShBA drejt Korçës për të ndarë njohuritë e tyre, duke sjellë një frymë globale inovacioni në zemër të Juglindjes së Shqipërisë. Kjo lloj ndërkombëtarizimi jo vetëm rrit cilësinë e edukimit për pjesëmarrësit, por edhe vendos Korçën në hartën e qyteteve premtuese teknologjike. Nisma të tilla fuqizojnë brand-in e qytetit, duke i bërë thirrje investitorëve të huaj t’i hedhin sytë nga Korça si një destinacion i ri i ekonomisë digjitale.

Mbështetja publike nga Confindustria Italia, konfederata më e madhe e industrisë italiane, i ka dhënë projektit një shtysë të veçantë imazherike. Vetë Presidenti i ri i Confindustria Albania, Davide Rogai, ishte i pranishëm në inaugurim për të përcjellë entuziazmin dhe besimin e sipërmarrjes italiane tek kjo nismë. “Ne i japim bekimin tonë kësaj nisme, me një falënderim të veçantë për anëtarin tonë Admir Malaj, i cili vuri shpirt dhe zemër për realizimin e këtij projekti ,” u shpreh Rogai gjatë fjalës së tij, duke nënvizuar rëndësinë që sipërmarrësit italianë i kushtojnë fuqisë rinore shqiptare. Ky vlerësim publik nga Confindustria është një sinjal i qartë i besimit që sipërmarrja italiane po e sheh Shqipërinë dhe veçanërisht rininë e saj inovative si një partner të vlefshëm për investime e bashkëpunim. Për Korçën, ky vlerësim rrit kredencialet e saj si një qendër serioze e inovacionit, duke tërhequr vëmendjen e bizneseve përtej kufijve.
Bashkia Korçë ka një kontribut thelbësor, si një institucion vizionar që i hapi rrugën kësaj kulture të re teknologjike. Përmes programeve ambicioze të inovacionit, Bashkia Korçë ka treguar se si qeverisja vendore mund të udhëheqë transformimin ekonomik: synimi është kualifikimi i të rinjve në fushën e TIK dhe nxitja e punësimit të tyre në sektorin digjital . Ky lidership, i materializuar me krijimin e hapësirave si Korça ICT Academy dhe partneritete me organizata si Code.X dhe alphaPlan, ka krijuar një ekosistem ku rinia e qytetit mund të lidhet me oportunitete globale. Një kulturë e re ka lëshuar rrënjë në Korçë, ku të rinjtë mësojnë, krijojnë dhe guxojnë të mendojnë si sipërmarrës inovativë. Kjo qasje proaktive e Bashkisë jo vetëm që frymëzon besim te komuniteti lokal, por edhe jep shembull për qytete të tjera shqiptare se si vizioni dhe investimi në talentin e ri mund të gjenerojnë zhvillim të qëndrueshëm.

Shembulli i Korçës dëshmon se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm përtej qendrës. Bizneset vendase dhe të huaja ftohen t’i bashkohen këtij vizioni transformues. Investimi në teknologji, në talentin shqiptar dhe në rajonet që po marrin hov, ashtu si Korça, është një investim në të ardhmen e përbashkët. Thirrja është e qartë: Bashkohuni me “Code for Albania” dhe nismat e ngjashme, bëhuni pjesë e këtij ekosistemi inovativ që po lind në juglindje të Shqipërisë. Duke financuar projekte, ofruar mentorim apo krijuar vende pune në sektorin TIK jashtë Tiranës, ju jo vetëm kontribuoni në zhvillimin rajonal, por edhe përfitoni nga energjia, kreativiteti dhe përtëritja që rinia shqiptare ofron. Korça na tregon se kur vizioni takon veprimin, transformimi ndodh. Tani është momenti që komuniteti i biznesit të veprojë dhe ta shtrijë këtë sukses në mbarë vendin.
Projekti Code for Albania & Korça ICT Academy na kujton se kur institucionet lokale, komuniteti ndërkombëtar dhe sipërmarrja bashkojnë forcat, krijohen mundësi që ndryshojnë rrjedhën e një qyteti. Është koha të shumëfishojmë këto histori suksesi, duke e filluar pikërisht këtu, në Korçën frymëzuese.




