Nëna e Rrogozhinës që shet misra për të mbajtur fëmijët e djalit

spot_img
Advertisements

nga Osman Stafa

Unë: A je lodh?
(Nëna ngre kokën e më shikon me sytë e saj blu të hapur. Tymi godiste fytyrën e saj).

Nëna: Po lodhesh. Por s’kam zgjidhje tjetër. Duhet të punoj.

Unë: Po pensioni të ndihmon?

Nëna: Çfarë pensioni. S’kam dalë ende në pension. Por prap s’do marr gjë se s’kam paguar siguracionet. Kam punuar në kooperativë. E më pas s’kam paguar më asgjë. S’kishim. Pagoi vetëm burri, që të paktën të ishte njeri. Por burri më ndërroi jetë para 8 muajsh. Kështu që humbëm të dy. Im shoq ndërroi jetë nga sëmundja e keqe. Iku ashtu shpejt e shpejt, nuk e morëm vesh.
(Ndërkohë që rrotullonte misrat).

Unë: Po fëmijët?

Nëna: Punoj për fëmijët e djalit se është i sëmurë. Vuan nga epilepsia. Ka 3 vajza, janë të vogla. Unë po punoj për të bërë lekë për shkollimin e tyre. Mësojnë shumë. Djali 100 mijë lekë të ardhura ka në muaj. Këto i jep shteti.

Unë: Sa vite ke që pjek misra?

Nëna: 20 vite.

Unë: Dua të marr dy. Sa kushtojnë?

Nëna: 1 mijë e 500 lekë copa.

Unë: Do të takohemi përsëri.

Nëna: Mua këtu më gjen, derisa të mbarojë sezoni i misrave.

spot_img

Latest articles

Related articles