Në Partinë Demokratike janë shtuar zërat se ish deputeti Ervin Salianji synon postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Ai vetë nuk i ka mohuar këto pretendime që qarkullojnë në Parti dhe takimet e t’i me deputetë të PD janë të shpeshta ditët pas lënies së qelisë.
Pak ditë më parë deputeti i Fierit Luan Baçi u shpreh se çdo post do të kalojë përmes votës dhe se PD e ka kryetarin e saj. Por edhe posti i sekretarit të Përgjithshëm që mbahet nga Flamur Noka nuk është në lojë.
Ditët e korrikut dhe gushtit do jetë përcaktuese për fatin politik të Ervin Salianjit pasi në shtator do të ketë protestat “për votën e lirë dhe demokracinë”.



