Departamenti i Shtetit: Yuri Kim është diplomate e lartë e SHBA, është në detyrë të rëndësishme

spot_img
Advertisements

Një nga ditët më të trazuara të viteve të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit u shënua të shtunën, me largimin nga detyra të mbi 1300 punonjësve si pjesë e një riorganizimi të thellë të institucionit.

Vendimi i firmosur nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, shkaktoi jo pak reagime në radhët e shërbimit diplomatik amerikan.

Skena të pazakonta u panë jashtë godinës së DASH-it, ku qindra punonjës, të shoqëruar nga kolegë dhe mbështetës, u larguan me sendet personale në duar dhe emocione të dukshme në fytyrë.Mes protestuesve ka qenë edhe ish-ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, e cila ka mbajtur disa detyra në diplomacinë amerikane gjatë viteve të fundit.Tch shkruan se Kim vazhdon punën si Këshilltare e Lartë për Efikasitet dhe Llogaridhënie për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, por ka marrë pjesë në protestën simbolike në shenjë solidariteti për kolegët e shkarkuar

spot_img

Latest articles

Related articles