Chelsea fitoi 3-0 ndaj PSG, në finalen e Kupës së Botës për Klube, që u luajt në MetLife Stadium.
PSG pasi “tupëroi” Atletiko Madrid, Inter Miami (Leo Messin), Bayern Munich dhe Real Madrid, u hodh ideja se tashmë ishte radha e Chelsea.
Por futbollistët e “Bluve të Londrës” nuk menduan kështu, përkundrazi duke e dërrmuar PSG-n me rezultatin 3-0.
‘Blutë’ e Londrës, veç trofeut marrin me vete 100 milionë dollar nga FIFA.



