Edi Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon largimin e tyre nga detyra.
Të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale në Fier, dy nënkryetarëve të bashkisë dhe drejtuesve të departamenteve u është kërkuar dorëheqja.
Burime nga brenda takimit me kryeministrin Edi Rama konfirmojnë se vala e shkarkimeve do të përfshijë të gjithë pa përjashtim. Ky vendim është pjesë e riorganizimit dhe “pastrimit” të administratës vendore.



