U fut në 2 të natës të grabiste, pronari e qëllon me saçme

spot_img
Advertisements

Plagosje me armë. Saimir Haxhi 44-vjeç banor i fshatit Markat, Bashkia Konispol, është qëlluar me armë zjarri, çifte, dhe është plagosur në pjesën e pasme.

Nga burimet e para dyshohet se ky person ka tentuar për të vjedhur në ndonjë shtëpi në fshat dhe atje mund ta kenë goditur me armë, çifte. 44-vjeçari Saimir Haxhi është person me precedent penalë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës. Rreth orës 02:00 të natës u soll në spitalin e Sarandës dhe pas ndihmës së parë këtu. për mjekim të specializuar u dërgua me ambulancë në spitalin e Vlorës. Policia e Sarandës ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

spot_img

Latest articles

Related articles