Pas 7 ditë në luftë më flakët të forcave zjarrfikëse, situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan duket se po shkohet drejt shuarjes totale.
Por cilat janë pasojat që lë në mjedis djegia e këtyre mbetjeve? Lidhur me këtë ish- deputet i PS Besnik Bare, i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se impaktet do jenë afatgjata.
Sipas tij, substancat nga djegia e mbetjeve depozitohen jo vetëm në ajër, por edhe në tokë dhe në ujërat e lumenjvë.
‘Impaktet do të jenë afatgjata. Për substancat që konsiderohen më të rrezikshme kërkojnë kapacitetet e duhura për tu matur dhe nuk matet me këto aparate që shkon aty dhe të matet. Duhet që të matej edhe dioksidi i karbonit, kur ka shumë Co2 është më mirë sepse tregon se është djegia e plotë dhe s’ka ndodhur sinteza e dioksinave. Këto substanca sjellin vështirësi në frymëmarrje, është e rëndë për fëmijët dhe të moshuarit, sjell astmë. Por substancat mund të depozitohen dhe kur shuhet zjarri sepse depozitohen në tokë dhe në ujëra. Pra ndodh kontaminimi jo vetëm i ajrit por edhe i tokës, kjo lloj ndotje qarkullon dhe nuk është vetëm aty ku është vendi i zjarrit’, tha ai



