240 mijë $ shpenzime për ditëlindjen| Kryemadhi: Pas fshihet Ergys Agasi

spot_img
Advertisements

Një letërporosi e kthyer nga Amerika në drejtim të Tiranës, bëri që SPAK të zbulonte se Kryemadhi për një periudhë 3-vjeçare shpenzoi 240 mijë dollarë për veshje, hotele e bileta avion përmes një kartë krediti të vënë në dispozicion nga Ardian Shatku, kushëri i saj.

Kjo është prova e re që SPAK ka në duar, teksa dyshon se blerjet janë edhe më të mëdha. Meta thotë se përgjegjësinë e ka vetëm Kryemadhi.

Po vetë Monika Kryemadhi cfarë mendon? “Kjo është një histori për të larguar vëmendjen nga Ergys Agasi, pasi karta aty ka qenë. Sa herë ka një lajm për ‘life stylen’ tim pas fshihet një trafik droge.

Nuk i mbaj mend dhuratat e mia, hotelet janë kryesisht, jo dhurata. Janë hotele që kanë të bëjmë qoftë për Beverly Hills apo Vas Vegas. Edhe nëse nuk i kam deklaruar janë një vepër e parashkruar dhe në qoftë se nuk janë deklaruar duhet të më gjobiste ILDKPKI.

Zoti Meta është i informuar, vetëm një person e informon. Meta informohet vetëm për gjërat e grupit që rri afër tij, nuk më intereson cfarë mendon dhe bën zoti Meta. Me e qetë në ndërgjegjen time për gjërat që kam bërë apo do të bëj

Kam qenë edhe në Las Vegas e Beverly Hills. Me kushëririn tim Shatku, tre fëmijët, kushërira ime Bebe Rexha, për ditëlindjen e vajzës. Kanë qenë edhe mikeshat e mia. Këto i thotë zëdhënësi i partisë së lirisë, Blushi, që merr direktiva nga SPAK.

245 mijë dollarë është karta e Shatkut, me hotele, bileta avioni, akullore. Dhe ajo që dua të them është që seli ka shpenzimet e veta. Do ti kërkoj bankës, sa më përket mua, cilat janë biletat e mia.

Adrian Shatku s’ka të bëjë me buxhetin e shtetit, as me tendera, as përfitime apo shpenzime nga qeveria e taksapaguesit, është një kompani amerikane që ka punuar dhe punon në 56 vende të tjera të botës” tha ajo

spot_img

Latest articles

Related articles