nga Desada Metaj
Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei ka qenë në pushtet për më shumë se 36 vjet. Ai u zgjodh në këtë rol më 4 qershor 1989.
Partia Demokratike e Shqipërisë u krijua në vitin 1990 me bekimin e Sali Berishës. Drejtimin e partisë e ka ende dhe sot.
Ilir Meta u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1992.
Edi Rama u përfshi në politikën aktive që në vitin 1991 për t’u shkëputur e për t’u rikthyer në vitin 1998 si Ministër.
Poshtë regjimi antidemokratik i Iranit! Rroftë elita politike e Shqipërisë që na jep leksione demokracie.
Se di pse m’u kujtua dhe Blendi Gonxhja që gjallon politikisht që nga ‘90.



