Pavarësisht rënies së përgjithshme të shtrimeve, janë rritur rastet në kardiologji. Për periudhën janar-prill 2025 numri i pacientëve të trajtuar në kardiokirurgji është rritur me 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 3,899 pacientë. Ky është numri më i lartë i pacientëve të trajtuar në kardiologji që nga viti 2020, duke sinjalizuar parashikimet e bëra nga mjekët për shtim të rasteve me probleme kardiologjike si rezultat i ndotjes së ajrit, kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik.INSTAT raportoi sw fundmi se vit pas viti vdekshmëria si rrjedhojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut po rritet, duke pasqyruar një stil jete jo të shëndetshëm. Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbënin 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Brenda këtij grupi sëmundjet kronike të zemrës përbënin 39,1%; sëmundjet ishemike të zemrës 23,2% dhe sëmundjet e enëve të trurit 20,6%.Rritje e konsiderueshme është shënuar edhe te pacientët e trajtuar me katarakt (sëmundja e syve) me 15%, si dhe në seancat e dializës, që u rritën me 3%, duke arritur në 68,848 seanca.Shërbimi i urgjencës mjekësore, shënoi një rritje me 6%, pas një rënieje të ndjeshme që kishte nisur pas pandemisë së Covid-19.