Laçit i shtohet një festë!

spot_img
Advertisements

Anëtari i Këshillit Bashkiak Kurbin, Anton Kolziu, ka propozuar caktimin e Ditës së Emigrantëve në Bashkinë Kurbin. Data 10 gusht do të futet në kalendarin e datave si “Festë e Qytetit të Laçit” ku Bashkia Kurbin do të angazhohet për të organizuar evente artistike e kulturore, evente socializuese me njëri-tjetrin të emigrantëve të cilët çdo verë kthehen në vendlindje.

Nisma e anëtarit Kolziu ka gjetur mbështetjen e Këshillit Bashkiak Kurbin, anëtarët e Këshillit e kanë gjykuar të nevojshme caktimin e një date të tillë, duke marrë parasysh se mijëra laçjanë kanë emigruar, kanë ndihmuar financiarisht për ndërtimin e vendit dhe prandaj meritojnë tju dedikohet një datë e caktuar si mënyrë për të mos humbur lidhjet dhe kujtimet.

Latest articles

Related articles