Lufta mes Izraelit dhe Iranit është një luftë e planifikuar më parë dhe me beteja të luftuara disa herë ndërvite përmes të tjerëve (Siri, Palestinës, Jemen, Liban) dhe (SHBA, Irakut, etj).
Qeveria jo popullore Izraelit me kryeministër Netanjahu është e diskredituar ndërkombëtarisht për përdorimin e forcës jo proporcionale në GAZA me mijëra viktima civilë, përfshirë mijëra fëmijë, e pajustifikueshme në asnjë kod ushtarak. Raprezalje e zgjatur për një sulm të Hamasit ndaj postacioneve ushtarake e civile 2 vite më parë brenda Izraelit, me viktima të mëdha, të pajustifikueshme për civilët. Por Netanyahu nuk e çan kokën se e quajnë kriminel lufte.
Kryeministri izraelit me halle të mëdha ligjore brenda vendit ka hapur një front të ri me Iranin e Ajatollave që financojnë terrorizmin si projekt shtetëtor dhe pasurojnë uranium për pajisjen me armë atomike. Irani një shtet i rrethuar nga malet të mëdha është i pamundur të pushtohet dhe të administrohet me 92 milion banorët e saj. Popullsia e saj krenare perse, me origjinë indoevropiane, me perandori të mëdha në të shkuarën e saj e ka mentalitet luftën.
Të gjitha kategoritë e etikë, moralit dhe kulturës së përgjithshme janë pezulluar nga raketat e avionëve dhe balistike. Dhe kjo është vetëm java e parë.



