Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 4 personave, mes tyre edhe zyrtarë.
Sipas SPAK në qendër të hetimeve që nisën në vitin 2022 është një rast i korrupsionit të dyshuar brenda strukturave të drejtësisë në Dibër, i lidhur me një ngjarje të rëndë kriminale që ndodhi më 9 janar 2020 në qytetin e Peshkopisë.
Kush janë personat:
Shuip Cami, ish-oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Dibrës, akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë;
Flamur Kurti, i dënuar më parë, akuzohet për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë;
Fluturim Bajrami, me shtetësi italiane, akuzohet për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike;
Aldo Puca, oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Dibrës, akuzohet për shpërdorim detyre.



