Një apartament në kullën me fytyrën e Skënderbeut, 1 milion e 277 mijë euro

spot_img
Advertisements

nga Alba Kepi

Tregu imobiliar në Shqipëri ofron cdo ditë çudira.
Të fundit në shitje janë hedhur në treg apartamentet e reja në Rock Tower.
Një apartament 3+1 kushton mbi 1 milionë e 277 mijë euro e ai me 2+1 shkon rreth 1 milionë e 20 mijë euro.
Me të njëjta shifra qëndrojnë dhe apartamentet në shitje në kullat e tjera që rrethojnë sheshin Skëndêrbe.

Në të njëjtin paralel gjeografik në linjë ajrore larg 614 km nga Tirana, në kryeqytetin italian Romë, pozicionuar në sheshin Koloseu pranë monumentin pasuri botërore e njerëzimit, tregu imobiliar ofron apartamente me cmime më konkurruese se Tirana.
Apartament 200 metra katrorë sipërfaqe me 5 ambiente e 3 banjo, shitet me 1 milionë e 190 mijë euro.
E në Sheshin Navona, simbol i Romês Baroke një apartament me 4 ambiente e 2 banjo, rreth 100 metra katrorë shitet me 850 mijë euro.

Padyshim diferenca e justifikime krahasuese mund të gjendet në metra katrorë, cilësi o vjetêrsi imobiliare të pronës, por kurrsesi nuk besoj se ka krahasim panorama e taracave me depozita uji e një simbol qyteti, (Sahati) i poshtëruar nga betoni, me rrënojat antike të Foro Romano, Koloseu e Sheshi monumental Navona .

Sektori i ndërtimit në Shqipëri përbën rreth 11–13% të PBB-së (INSTAT, 2023), duke e bërë një objektiv joshës për aktorët kriminalë, si një kanal kryesor për pastrimin e parave të paligjshme, duke përfshirë ato të përfituara nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe evazioni fiskal. Kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe ka krijuar një ekonomi të deformuar.

🔴Raporti i Global Initiative Against Transnational Organized Crime GIATOC (2020)
Vlerëson se 1.6 miliardë euro janë pastruar përmes ndërtimit në Shqipëri (2017–2019).
59% e kompanive ndërtuese nuk justifikojnë burimet financiare për projektet.

🔴Raporti i ALTAX (2021)
Rënia e popullsisë nuk përputhet me rritjen e ndërtimit.
Kërkesa e fryrë për pasuri të paluajtshme lidhet me përdorimin e parave të padeklaruara dhe pastrimin.

🔴Raporti i Moneyval (KE, 2022)
Identifikon Shqipërinë si vend me rrezik të lartë për pastrim parash, me ndërtimin si sektor kyç.

🔴Shenjat e riciklimit të parave në ndërtim
• Ndërtime të shumta në zona me pak kërkesë reale
• Çmime të palogjikshme për metër katror (p.sh.4000- 6000 €/m²)
• Kompani ndërtimi të reja pa histori, që realizojnë projekte milionëshe
• Përdorimi i parave cash në blerjen e pasurive të paluajtshme
• Mospërputhje midis të ardhurave të deklaruara të blerësve dhe vlerës së pronave.
•. Shitja e pasurive të paluajtshme me çmime të larta, shpesh brenda rrethit të njëjtë të individëve, ndihmon në justifikimin e burimeve të fondeve.

🔴Pse ndërtimi përdoret për riciklim parash?
• Vështirësia për të përcaktuar vlerën reale të një prone.
• Qarkullim i madh i parasë cash, shpesh pa gjurmë bankare.
• Rritja e ndjeshme e sektorit të ndërtimit në Shqipëri pa gjithmonë një kërkesë reale që e justifikon.
• Mungesa e monitorimit të thelluar financiar në disa raste.

🔴Pasojat ekonomike dhe shoqërore
• Rritje e padrejtë e çmimeve për qytetarët
• Mospërputhje midis ekonomisë reale dhe ndërtimit
• Shtrembërim i konkurrencës në treg
• Legalizim i aktivitetit kriminal
• Nxitje e korrupsionit institucional

Latest articles

Related articles