Komandanti kryesor i forcave amerikane në Lindjen e Mesme thotë se i ka ofruar presidentit dhe sekretarit të mbrojtjes një sërë planesh për të goditur infrastrukturën bërthamore të Iranit nëse është e nevojshme.
Gjatë një seance dëgjimore të martën para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjenerali Michael E. Kurilla, tha se si Presidenti Trump ashtu edhe Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth janë të vetëdijshëm për opsionet e tyre në një konflikt të mundshëm me Iranin.
“Unë i kam ofruar sekretarit të mbrojtjes dhe presidentit një gamë të gjerë opsionesh”, tha ai.