E vërteta pse Rama po sulmon paradhënie drejtësinë

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka 48 orë që ka filluar sulmin ndaj sistemit të drejtësisë fill pas fitores së mandatit të 4t. E nisi me një kërkesë të gjykatave përr rritje rroge, si të papranueshme dhe e vazhdoi sot me sulmin pas rrëzimit të padisë së tij ndaj Lulzim Bashës për shpifje.

E vërteta është që Edi Rama ka një plan paraprak për kontrollin e drejtësisë, përmes komisionit Xhafa dhe kërkon paradhënie një sërë vendimesh për Olta Xhaçkën, Sajmir Tahirin, Erion Veliajn, që janë prapa derës dhe ai i ka detyrim për ti ndihmuar sipas mënyrës së tij. Mënyra e tij është “presioni” që duhet të kuptojnë gjykatat në mandatin e 4t për të liruar çunat e gocat e PS që ju janë mpirë dhëmbët duke ngrënë rrush, molla e kumbulla pas krahëve të tij. Me një llaf e do vreshtin pa roje siç e donte Partia dikur…

Më e bukura këtu është se edhe Sali Berisha është dakord që gjykatat nuk duhet të kërkojnë rritje rroge. Në konferencën e sotme foli si zv. Kryeministër i qeverisë Rama. Merret vesh se edhe ai ka ca halle me këto gjykatat që siç tha Inspektori i Lartë i Drejtësisë janë të brishta.

Edhe Rama edhe Berisha duan ti thyejnë në kurriz gjykatat sepse ndërkombëtarët kanë dalë loje.

Latest articles

Related articles