Macron: Nuk do të ketë më rrjete sociale për personat nën 15 vjeç në Francë

spot_img
Advertisements


Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se do të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, nëse brenda disa muajsh, kjo nuk bëhet në nivel evropian.

“Ne duhet t’i ndalojmë mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç”, tha ai sot për France 2, në përgjigje të vrasjes së një asistenteje mësuese nga një nxënës 14-vjeçar jashtë një shkolle të mesme në Francë.

“Do të jap disa muaj kohë që të fillojë mobilizimi evropian. Përndryshe (…) do të fillojmë ta bëjmë atë në Francë. Nuk mund të presim më”, tha ai.

“Një pesëmbëdhjetëvjeçar nuk do të jetë më në gjendje të blejë një thikë në internet”, tha Macron.

Ai theksoi se do të shtërngojnë rregullat, si dhe do të vendosin sanksione dhe ndalime masive ekonomike, që të mos kenë mundësi që të shesin thika

Latest articles

Related articles