Kryeministri Edi Rama ka rikthyer komunikimin me qytetarët përmes rubrikës “Sy m’Sy”, iniciativë e nisur gjatë fushatës së 11 majit.
Rama nënvizoi se qytetarët e kuptojnë më mirë se ç’duket situatën politike dhe i kujtoi opozitës se çdo përpjekje për ta marrë lehtë vullnetin e tyre është e destinuar të dështojë.
“Ua kam thënë atyre që e marrin këtë popull lehtë, është një popull që të jep ujë në bisht të lugës,” tha Rama.
“Kush e merr lehtë bën një gabim shumë të madh, gabim aq monumental sa mjafton të shini të tjerë gjatë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar çfarë të gjen nëse e merr lehtë këtë popull.”