IMT vendos heqjen e strukturave të jashtme të bareve dhe restoranteve në Arena kombëtare

spot_img
Advertisements

Baret dhe restorantet përreth ‘Arenës Kombëtare’ në Tiranë nuk kanë më çadra apo struktura të jashtme, të cilat prej vitesh funksiononin si ambiente të mbyllura me ndarje xhami. Aktualisht, klientët mund të ulen vetëm në karriget e vendosura jashtë, pa asnjë mbulim shtesë.

Vendimi erdhi nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës më datë 30 maj 2025, ku strukturat e jashtme të bareve dhe restoranteve pranë Arenës në Tiranë u hoqën dhe cilësohen të paligjshme. Vendimi ndalon rivendosjen e çadrave dhe elementëve të tjerë në hapësirat e jashtme të bizneseve, duke ndryshuar mënyrën se si këto lokale operojnë në zonën përreth stadiumit.

Menaxherët dhe pronarët e këtyre bizneseve fillimisht e kanë interpretuar këtë masë si një masë sigurie për shkak të ndeshjes Shqipëri-Serbi, por pas përfundimit të saj, ata nuk janë lejuar të rikthejnë strukturat. Ata shprehin shqetësimin se ky vendim dëmton aktivitetin e tyre, duke reduktuar hapësirat e shfrytëzueshme për klientët dhe duke ndikuar në të ardhurat e tyre.

Latest articles

Related articles