Deputeti i PD i dalë nga lista e mbyllur e qarkut të Tiranës, Edi Paloka, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa deklaroi se “Ramës i duhet të kishte 94 deputetë që të ndryshonte kushtetutën e të bëjë cdo vetë.Pse Rama është i sigurt kur bënte ato llogaritje? Sepse është ky sistemi i patronazhimit. Rama e di sa ka futur në thes me presione, me sistemin, me kërcënime”, tha Paloka.