Kolonel Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

spot_img
Advertisements

Koloneli Dritan Demiraj, duke folur në emisionin “Now”, diskutoi skenarët e mundshëm të ardhshëm lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se shqetësimi më i madh për SHBA-në nuk është Federata Ruse, por Kina.

Ai paralajmëroi përgatitjet e të dyja palëve për një konflikt të mundshëm, i cili sipas tij mund të ndodhë shumë shpejt.

“Shqetësimi më i madh i SHBA-së sot nuk është Federata Ruse, por Kina. Të dyja palët po përgatiten për një konflikt që mund të ndodhë shumë shpejt. Nuk po them menjëherë, ose brenda 6 muajve, një viti apo dy vjetëve por që do të ndodhë.

Shikoni deklaratat e sekretarit të Shtetit dhe sekretarit të Mbrojtjes, krijimin e një NATO-je në Azinë Juglindore, zgjerimin në Filipine, aleancën e partneritet SHBA-Japoni-Koreja e Jugut-Filipine, si dhe zgjerimin e bazave në të gjitha ishujt e Filipineve, si përgjigje ndaj militarizimit të Detit të Kinës Jugore dhe Lindore”, tha koloneli Demiraj.Ai shtoi se sekretari i Shtetit amerikan, gjatë deklaratave në Senat dhe Kongres para një jave, ka theksuar se SHBA-ja nuk mund të përballet njëherësh me dy kërcënime dhe se përqendrimi kryesor duhet të jetë tek Kina, ndërsa ndaj Rusisë po mbahen qëndrime më paqësore.

Latest articles

Related articles