Policia ka zbuluar në Rrugën e Arbërit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.
Në pranga kanë rënë katër persona Luan Haka, Ali Bushati Xhuljo Lecaj dhe Arjan Hida.
Ndërsa në kërkim janë shpallur 2 persona, Lindion Haka dhe turku Ozkan Sulun.
Procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës.
Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.