Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin policor, “Procedimi” ku u godit një grup kriminal që trafikonte armë zjarri dhe lëndë narkotike. Në lidhje me këtë operacion janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina, ku si rezultat janë arrestuar katër persona më rrezikshmëri të lartë shoqërore. Të arrestuarit janë identifikuar si Boran Buzi, Niko Osma, Qamil Shurdhi dhe Besim Buzi. Gjithashtu po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.