Gripi i pulave jep bakterin, AKU nuk ka kryer detyrën. Të gjendet fabrika dhe të groposen produktet

spot_img
Advertisements

Vezët e përdorura në Kopshtin nr.1 në Gramsh janë burimi i infektimit me salmonelë që preku fëmijët dhe stafin e këtij institucioni.

Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se salmonela është një bakter që e merr nga pulat e sëmura ose papastërtitë.

Sipas Sinanit, AKU nuk ka kryer detyrën dhe se duhet të gjendet kompania nga ka ardhur veza që të groposet produkti.

Sa bie gripi i pulave, jep direkt në vezë salmonelën. Salmonela është bakter që e merr nga pulat e sëmura apo papastërtitë. Lëvozhga e vezës, po u prek nga njerëzit shkon direkt te e verdha e vezës. Kur e merr e verdha e vezës krijohen probleme te fëmijët. Detyra kryesore është të gjendet nga ka ardhur, si ka ardhur. Vijnë nga pulat që janë të sëmura ose nuk janë mbajtur mirë. Nga vijnë këto? Nëse vijnë nga Elbasani, duhet atje kontrolli në radhë të parë, atje ku është burimi, ndryshe hapet në të gjithë Shqipërinë. Detyra e parë është të kapet ku ka ardhur veza. Detyra kryesore është të veprojnë dhe në Gramsh, të bëhet dezinfektimi. Meqë ka salmonelë duhet ndalur konsumi, duhet të hiqen komplet, jo 70-80 gradë. Tani në këtë gjendje që është duhet të groposen vezët. Nëse kanë pak fare duhet të futen në frigorifer në 5 gradë, nëse nuk futen ka forcë të madhe. Duhet t’i ndjekim këto rregulla.

Ministria ka nxjerrë udhëzim që hyn në fuqi në 1 janar të 2026. Duhet të jepet gjurmueshmëria nga ka ardhur produkti. Nëse nuk gjendet nga ka ardhur do të jemi në hava. Aty duhet filluar. Në Gramsh po merret masa, po do vijnë prapë ose do të shkojnë vend tjetër. Ministria duhet të na japë burimin e vezëve me salmonelë. Ky është udhëzimi. Produktet ushqimore do të kenë kod, kështu ne shmangim shumë sëmundje. Është pasaporta që duhet të kenë të gjitha produktet. E para duhet të përgatiten specialistët që të ndjekin këtë udhëzim.

Nëse ka arritur në atë pikë që veza është zverdhur dhe ka arritur të shkëputet nga lëngu i saj ti e kupton. AKU bashkë me atë që dërgon mallin duhet të mbajnë përgjegjësi.

AKU duhet të bënte detyrën. Sa ka arritur në helmin, nuk ka justifikim më

Latest articles

Related articles