Shqipëria vendi ku i vihet bomba burgut

spot_img
Advertisements

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë. Dyshohet se lënda shpërthyese është vendosur pranë një gjeneratori në rrethimin e jashtëm të burgut, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që është ndjerë deri në një distancë prej rreth 5 kilometrash.Sipas burimeve nga hetimi paraprak, eksplozivi ishte artizanal dhe i përgatitur me nitrat. Pas sinjalizimit në sallën operative të Policisë së Tiranës, drejt vendngjarjes u nisën forca shtesë nga kryeqyteti, të cilat konfirmuan se fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.Autoritetet kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në perimetrin e jashtëm të burgut, me qëllim identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Latest articles

Related articles