A është Shqipëria nën patronazhimin e Francës ? Shënim

spot_img
Advertisements

Pas Greqisë, Shqipëria duket se i është lënë në patronazhim Francës. Amerikanët urojnë popullin për zgjedhjet. Italianët dhe anglezët duan strehimore emigrantësh. Gjermania në krizë identiteti.
Nuk e di nëse është lajm i mirë apo i keq. Vizita e dytë zyrtare e presidentit Macron në Tiranë ishte maja e ajsbergut e asaj që po ndodh në prapaskenë. Nuk po flasim për thirrjen e SPAK nën tutelën në ambasadën franceze apo votën për Francën për kreun e Institucioneve të Drejtësisë që dha kryeinspektori ynë i ILD, apo 10 pikët e jurisë së Francës për Shqipërinë në Eurovizion. Po flasim për negociatat e biznesit francez me biznesmenët tanë, nga qendrat tregtare tek aeroportet, në licencat për prodhimin e armëve në vendin tonë. Industria ushtarake vetëm me letra është e ‘jona’. Fjalia e KM në sheshin Skënderbej pas fitores elektorale se po ndahemi përfundimisht nga lindja (Turqia), për në perëndim, më duket se po fliste për Francën. Ndoshta gabohem. Integrimi në BE me kushte franceze.

Latest articles

Related articles