70 fëmijë janë helmuar nga ushqimi me salmonelë në kopshtin nr.1 në Gramsh. Rezultatet e analizave janë publikuar dhe janë konfirmuar 4 fëmijë me bakterin salmonelë. Nga 70 mostra janë dërguar vetëm katër kanë dal pozitive.
Pista kryesore që dyshohet se është kompania “Nelsa shpk” e cila kryen furnizimin me katering të këtij kopshti. Gjithashtu është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti.
Ndërkohë prindërit thonë se simptomat e fëmijëve kanë nisur që të premten e shkuar. Ndërsa AKU kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve.
Një prej prindërve është shprehur se ka 2 vajza në kopsht dhe nga ana e strukturave drejtuese janë lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë. Sipas tij ditën e hënë, prindërit kanë njoftuar protestë ndaj autoriteteve përgjegjëse për ngjarjen