Vasil Llajo, deputeti me zemër doktori e mendje sipërmarrësi ka një mesazh

spot_img
Advertisements

Vasil Llajo mori 6203 vota në zgjedhjet e 11 majit duke u bërë kështu deputeti i qarkut Vlorë, me Partinë Socialiste, por doktorin e kanë votuar të djathtë e të majtë, për shkak të bujarisë së tij në biznes dhe mendjes së ftohtë në mjekësi.

Vasil Llajo i shërben më së miri komunitetit të tij të origjinës dhe veprimtarisë në zenit të karrierës së tij.

Komunikimi i Z. Llajo me qytetarët:

Fitorja në zgjedhjet e 11 majit është mbi të gjitha fitorja juaj – e çdo qytetari që më besoi, votoi dhe u bë pjesë e kësaj rruge me shpresë dhe vendosmëri, edhe pse e nisëm në momentet e fundit.

Faleminderit të gjithë votuesve brenda dhe jashtë vendit, që me mbështetjen tuaj treguat se besimi dhe vullneti qytetar janë forca më e madhe për të ecur përpara.

Ky mandat është një përgjegjësi e madhe dhe një zotim i qartë: do të jem zëri juaj, zëri i çdo njeriu të ndershëm që kërkon më shumë drejtësi, dinjitet dhe zhvillim për vendin tonë.

Rrugëtimi sapo ka nisur!

Latest articles

Related articles