Një nga vendimet e shumë diskutuara ka qenë leja që ka dhënë ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, për ndërtimin e “Resort Manastirit”, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit. Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje të zonës së Ksamilit, të hiqej nga zona e mbrojtur, duke lejuar dokumente më pas.
Projekti u kundërshtua me forcë në atë kohë, teksa vetë Kumbaro në një interpelancë në Kuvend tha se “projekti është një pikë e vogël”.
Por, “pika e Kumbaros” sa vjen dhe zgjerohet dhe zmadhohet.
Mediat kanë ka siguruar dokumente nga KKTU, të miratuara në vitin 2024 por të zbardhura vetëm tani. Në harta duket mjaft qartë se “pika” është shumëfishuar, çka ka sjellë që i gjithë ai investim në pronë publike të jetë shumë i diskutuar.Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, në korrik të vitit të kaluar KKTU mori një vendim me numër 26. Objekti ishte “për miratimin e lejes për miratimin e rishikimit të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin ‘resort turistik 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1, 2, 3 kate nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë.Mësohet se kërkesa ishte e subjektit zhvillues “Manastiri Resort” drejtuar Këshillit Kombëtar të Territorit.Në fund, vendosi miratimin e rishikimit të kushteve të lejes, të miratuar më herët në muajin qershor 2021 të KKT.Në pikën 2 është edhe harta e planvendosjes së strukturave të miratuar me vendimin me numër 9 të datës 10 qershor 2021 të KKT dhe zëvendësohet me hartën dhe planvendosjen e strukturave bashkëlidhur këtij vendimi.Në një tjetër pikë thuhet se ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.



