Nr. 4 | Taulanda Jupi: Kjo është epoka jonë

spot_img

.

Në çdo hap të kësaj fushate, kemi ndërtuar jo thjesht një rrugë drejt zgjedhjeve, por një lëvizje të përbashkët, me rrënjë të thella, të palëkundur. Në këtë tubim të fundit, ne nuk mbyllim një kapitull. Ne hapim një epokë të re për Shqipërinë.

Unë nuk kam hyrë në politikë për të bërë premtime boshe. Kam hyrë për të qenë zëri i një gjenerate që nuk pranon të heshtë më. Kam hyrë për të mbrojtur inisiativën private, për të çliruar fuqinë e kreativitetit, dhe për të ndërtuar një shoqëri që nuk përjashton, por përqafon. Kam hyrë për t’i dhënë dinjitet punës së ndershme dhe ëndrrave të fëmijëve tanë.

Ky tubim është dëshmia që fuqia jonë nuk vjen nga zyrat e politikës, por nga njerëzit e zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Ne jemi këtu, të fortë, të vendosur, të bashkuar.

Kundërshtarët mund të kenë fjalë të mëdha, por ne kemi një qëllim të madh: të ndryshojmë Shqipërinë nga rrënjët. Jo për ta drejtuar me frikë, por për ta udhëhequr me vizion. Jo për të ndarë, por për të bashkuar.

Këtë të diel, le të flasim me votën tonë. Le ta bëjmë Shqipërinë një vend ku puna është rrugë drejt begatisë, ku edukimi krijon mundësi, dhe ku çdo qytetar ndihet i përfaqësuar.

Sepse, nuk ka asnjë barrierë që nuk rrëzohet kur qytetarët bashkohen.

✅ Voto Taulanda Jupi
✅ Voto Koalicioni Euroatlantik 4️⃣

vototaulandajupi

voto4

votokoalicionieuroatlantik

syte4ne11maj 👀👀

11Maj

miremediell

fushate

Latest articles

Related articles