Fitim Zekthi analizë fushatës zgjedhore

spot_img

Zakonisht në fushata zgjedhore partitë përpiqen të përkufizojnë veten dhe kundërshtarin dhe të përcaktojnë ato termat e debatit publik. Për fat të keq Partia demokratike nuk po arrin të jetë ajo grupimi që përcakton termat e debatit public. Është PS dhe Rama ai që përcakton këto terma. PD dhe Berisha janë duke ndjekur termat e Ramës, janë duke iu përgjigjur termave të Ramës. PD do të duhet të bënte kontrastin më Ramën dhe PS në ccështjen e luftës ndaj korrupsionit, në ccështjen e njerëzve më të pastër dhe ideve më të mira për të luftuar korrupsionin dhe rikthyer ekeonominë në terma të pranueshëm. PD dhe Berisha duhet të kishin fuqinë ta tërhiqnin Ramën në këtë debat dhe ai tu përgjigjej atyre. Në vend të kësaj PD dhe Berisha po i kthejnë përgjigje Ramës për etiketimin e burrave si gjysmakë, për bisedat e Ramës me të rinjtë në lidhje me fotot nudo, për kafet me Vrenozin apo mbi lapsuset në fjalime të kryetarit. Rama po i con aty ku do. PD dhe Berisha nuk po arrijnë të prodhojnë tërheqjen e duhur të publikut dhe të debatit në terma në të cilat opozita është më mirë dhe lart dhe Rama dle më keq. Duhet në mënyrë urgjente që PD dhe Berisha ta ndryshojnë kursin e fushatës së tyre në mënyrë që të jenë ata përkufizuesit e ramës dhe të vetes dhe jo Rama përkufizues I tyre dhe I vetes. Nqs PD del keq, nqs Berisha nuk arrin të marreë të marrë një numër të rëndësishëm mandatesh që së bashku me partitë e vogla të mos lejojnë PS të marrë 71 mandate atëherë vendi do të ketë një rrugë shumë të vështirë përpara, perspektiva do të jete edhe më e keqe. Nje deshtim i PD ne permasa domethenese do te ishte llahtar dhe pergjegjesi e madhe. Këto janë zgjedhje tmerrësisht të rëndësishme.

Latest articles

Related articles