Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë Taulanda Jupi përmes një komunikimi publik ka deklaruar se zotohet të luftojë padrejtësitë në vend, me mandatin që kërkon nga qytetarët dhe demokratët.
Unë nuk premtoj. Unë zotohem. Zotohem se nuk do të bëj asnjë kompromis me padrejtësinë. Zotohem të mos hesht, kur qytetarët kanë nevojë për zë. Zotohem të jem aty ku politika mungon, pranë njerëzve, jo mbi ta. Nga Njësia 11, Laprakë, më shumë se një fushatë, një angazhim serioz për të qenë e drejtë, e fortë, dhe fjalëmbajtur ndaj çdo qytetari.



