Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë bashkëbisedimin e tij me ndjekësin në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve. Rama komentoi vizitën e tij të zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, ku u shpreh se ecuria e Shqipërisë drejt BE është përshëndetur nga të gjithë. Më pas u “derdh” tek opozita.
“Asnjë sondazh në asnjë ekran nuk e nxjerr dot përpara kënetën, jo përpara, por as afër nesh që mund të flitet për një rikthim imagjinar në krye të vendit.
Është historia e trishtueshme historia e atyre që vazhdojnë t’i besojnë kënetës. Më shumë nxori Big Brother kandidatë në listën e kënetës sesa nga Primaret. Bufi” tha ai.