Kancelari gjerman Merz zbulon mashtrimin e Ramës: S’ka anëtarësim në BE

spot_img

gazeta e madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në një artikull të gjatë të titulluar: “Refuzimi i zgjerimit të BE-së”. Autori i saj është gazetari dhe specialisti i njohur i rajonit tonë Michael Martens.

Ai e ka ripostuar këtë artikull në rrjetin e tij social “X”- ish Twitter duke e përforcuar edhe me një shënim:

Qeveria e re gjermane, në marrëveshjen e saj të koalicionit, është shprehur në mënyrë të qartë kundër zgjerimit të BE-së – pra, kundër pranimit të anëtarëve të rinj me status të plotë” ka shkruar Martens.

Pak ditë më parë edhe gjermania Bild kishte përforcuar këtë lajm duke bërë lidhjen me zhgënjimin që do të shkaktojë ai në rajonin tonë, ku po flitet gjithnjë e më shumë se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër BE-së; “Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: qeveria e re gjermane në thelb po ndalon zgjerimin e BE-së. Pasi ajo këmbëngul në një reformë thelbësore të BE-së dhe mekanizmave të saj vendimmarrëse kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia apo Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes”.

Të shtunën në hapjen e fushatës elektorale të partisë së tij kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë në të cilin u vu re se pranimi në BE ishte i vetmi premtim i tij zgjedhor. Duke anashkaluar të gjitha mosarritjet, shokët e vet që kanë përfunduar në burg dhe korrupsionin galopant Rama ka vendosur ta joshë elektoratin me pashaportën evropiane si pjesë e projektit “Shqipëria 2030”. Slogani i fushatës së tij eshte: “Vetëm me Edin në BE”. Edhe të gjithë drejtuesit e qarqeve nuk harruan të përsërisin që ky është një objektiv që vjen si vokacion që nga koha e Sekënderbeut dhe të cilin mund ta realizojë vetëm rimishërimi i heroit kombëtar në kohën e sotme.

Latest articles

Related articles