Përplasje e fortë për portierin e Milanit, dërgohet me urgjencë në spital

spot_img

Në pjesën e dytë të ndeshjes në minutën e 53-të një incident ndodhi mes Udineses dhe Milanit, portieri francez Mike Maignan u detyrua të largohej nga fusha pas një përplasjeje të fortë me shokun e skuadrës, Jimenez.

Maignan doli jashtë zonës së tij për të ndalur një aksion të Udineses, por u përplas aksidentalisht me Jimenezin, duke rënë të dy në tokë. Ai mbeti i shtrirë dhe pa lëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh mes lojtarëve dhe tifozëve.

Menjëherë ka ndërhyrë stafi mjekësor dhe portieri u largua nga fusha me barelë dhe u transportua në spital për ekzaminime të mëtejshme.Ndërsa në vend të tij, në portë u fut Marco Sportiello.

Milan fitoi 4:0 me Udinese

Latest articles

Related articles