Çdo zyrtar i inteligjencës së huaj që shkon në SHBA nuk merr me vete asnjë pajisje elektronike pune pasi sipas Patriotic Act (2001) çdo memorie 2.0 i bëhet dowload nga Nsa pa i njoftuar në aeroport. Kjo vlen edhe për hyrjen në ambasadat e SHBA ngaqë konsiderohet territor amerikan dhe kjo është një nga arsye pse njerëzit e Sigurisë duhet të njoftojnë eprorët për këto vizita.
Për rrjedhojë çdo zyrtar amerikan që del nga territori shtetëror NUK merr me vete asnjë pajisje elektronike pune, pasi edhe vende të tjera për logjikë kanë pajisje për download të komunikimeve 2.0.
Ndodh që një nga pjesëtarët e kabinetit të luftës së presidentit të SHBA, Steve W. ishte në Moskë dhe komunikonte me pajisje pune, aq më keq në aplikacionin tregtar Signal, që për FSB është si Telegram-i, në bisedat për bombardimin e grupit të Rebelëve Huthi më Jemen.
Pentagoni kishte lëshuar një njoftim pak javë më parë për të gjithë punonjësit e saj të mos përdorimin Signal pasi kishin gjetur një vulnerabilitet në aplikacion. Por ashtu një muaj më parë NSA kishte bërë të njëjtën gjë.
