OPDAT, Reforma në Drejtësi dhe Pavarësia nga Soros apo USAID

spot_img

nga sidi Hasanaj

Sali Berisha dhe partia e tij ka një argument të vetëm që kanë bazuar egzistencën e tyre mbi të:

“Reforma në Drejtësi është Rama-Soros reforma, të cilët e përdorin për të goditur Sali Berishën dhe dhënë fitoren Edi Ramës në politikën Shqiptare.”

Po manipulojnë aq shumë me këtë skemë, sa edhe miq të mirë po lëkunden nga kjo narrativë. Është realisht një atentat që po ju bëjnë SPAK dhe GjKKO.
Kanë nxjerrë dhe një letër të firmosur nga 7senatorë Republikanë drejtuar DASH në Mars 2017, ku alufohet se Soros dhe USAID kanë përkrahur axhendat e majta në Shqipëri dhe Maqedoni përmes ndërhyrjes në reformën në Drejtësi.

Sali Berisha këtë argument/justifikim po mban me thonj si armën e tij më të madhe kundrejt hetimeve penale që po i bëhen!

Por ta shikojmë pak më ndryshe, më objektivisht, më me fakte.

Kush ka qenë aktori kryesor Amerikan në Reformën në Drejtësi?
OPDAT.

Çfarë është OPDAT?

OPDAT (Overseas Prosecutorial Development, Assistance, and Training) është një program i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, i krijuar për të ndihmuar vendet partnere në forcimin e sistemeve të tyre të drejtësisë penale. Qëllimi i tij është promovimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke asistuar prokuroritë dhe institucionet e drejtësisë në vende të ndryshme.
OPDAT NUK është një organizatë e pavarur ojq, as NUK financohet apo drejtohet nga fondacione private si Open Society i George Soros apo nga agjenci zhvillimi si USAID. Asnjë lidhje nuk ka me to!

Ai funksionon drejtpërdrejt nën Departamentin e Drejtësisë së SHBA, me mbikëqyrje nga Prokuroria e Përgjithshme Amerikane.

Struktura dhe Funksionimi i OPDAT

OPDAT përbëhet nga:
• Prokurorë federalë amerikanë, të cilët ofrojnë asistencë teknike dhe këshillime për zhvillimin e sistemit të drejtësisë.
• Ekspertë ligjorë që ndihmojnë në hartimin e reformave dhe forcimin e institucioneve të ndjekjes penale.
• Bashkëpunim me ambasadat amerikane, të cilat koordinojnë programet e asistencës juridike me qeveritë e vendeve partnere.

Në Shqipëri, një nga figurat kyçe të OPDAT ka qenë Gjon Junçaj, një prokuror federal shqiptaro-amerikan, i cili ka dhënë asistencë në ngritjen dhe funksionimin e SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe GjKKO (Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Pse Reforma në Drejtësi Nuk Është e Kapur nga Soros apo USAID?

Reforma në Drejtësi në Shqipëri, e miratuar në korrik 2016, ka qenë një projekt strategjik i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Pavarësisht spekulimeve politike, kjo reformë nuk ka qenë një produkt i Open Society Foundations apo USAID, por një iniciativë e drejtpërdrejtë e qeverisë amerikane, që ka pasur mbështetje bipartizane, si nga administratat demokrate, ashtu edhe nga ato republikane (Trump 2017-2021)

Argumente Kryesore që Konfirmojnë Pavarësinë e Reformës janë:

1.Mbështetje e Departamentit të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA (sidomos gjatë Trump1 në vitet 2017-2021)

•Reforma është zbatuar me asistencën e OPDAT dhe ICITAP (Njësia për Zbatimin e Ligjit e DOJ), të dyja organe qeveritare amerikane.

•Ambasadorët amerikanë, si Donald Lu dhe Yuri Kim, kanë qenë zëdhënës të drejtpërdrejtë të mbështetjes për reformën, duke theksuar se ajo është një përparësi strategjike e SHBA. Yuri Kim ka qenë Ambasadore e Donald Trump, republikane dhe palidhje me Soros!

  1. Mbështetje nga Administratat Republikane dhe Demokrate
    • Reforma në Drejtësi nisi gjatë administratës demokrate të Barack Obamës dhe vijoi të mbështetej nga administrata republikane e Donald Trump.
  2. Institucionet e Drejtësisë janë të Pavarura nga Donatorët Privatë
    • SPAK dhe GjKKO financohen nga buxheti i shtetit shqiptar dhe asistohen nga institucione shtetërore ndërkombëtare, jo nga fondacione private. Soros NUK financon asnjë qindarkë për prokurorët dhe Gjykatësit e Spak dhe GjKKO. Asnjë! • Prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe GjKKO kalojnë vettingun e mbikëqyrur nga ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit), që përfshin BE dhe SHBA me ekspertë të zgjedhur nga qeveritë e tyre … jo nga Soros, jo nga USAID, duke minimizuar ndërhyrjet politike.
  3. Sulmet Politike ndaj Reformës vijnë kryesisht nga ata që kanë frikë nga Drejtësia! • Akuzat për “kapje nga Soros” përdoren shpesh nga politikanë të hetuar për korrupsion si Saliu, Meta, Gruevski… por mos harrojmë sulmet e Edi Ramës ndaj Altin Dumanit, etiketimin si “ambasadore të republikës popullore kineze” që i bëri Yuri Kim, dhe Komisionin Xhafa! • SPAK ka nisur procese kundër ish-ministrave, zyrtarëve të lartë dhe ish-kryeministrave, duke treguar një pavarësi të plotë nga politika dhe donatorët privatë.

Reforma në Drejtësi është një Projekt Amerikan, jo i Soros apo USAID!

Reforma në Drejtësi, SPAK dhe GjKKO janë krijuar dhe mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA dhe Departamenti i Shtetit, me një angazhim të qartë si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët. Në vend që të shihet si një skemë e organizatave joqeveritare, Reforma në Drejtësi duhet të kuptohet si një projekt strategjik amerikan për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri ,pavarësisht propagandës politike!

Nuk ka asnjë provë konkrete që t’i lidhë këto institucione me financime apo ndikime të Open Society apo USAID, ndaj dhe pas letrës së Mars 2017, përgjigjia është dhënë mga vetë administrata republikane e Trump ku i dha një ndihmë dhe asistim krucial SPAK, BKh dhe GjKKO deri në 2021.

Latest articles

Related articles