75 vjetori i lindjes së Artistit Agim Qirjaqi! Aktori brilant i qindra karaktereve njerëzore

spot_img
Advertisements

Sot mbushen 75 vjet nga lindja e Artistit me një karrierë të madhe, Profesor Agim Qirjaqi. Regjizori Kiço Londo përmes një komunikimi publik ka kujtuar krijimtarinë e tij artistike në Teatrin Kombëtar dhe i pikëlluar për ikjen e tij të parakohshme.

Krijuesi i gjithanshëm që karakterizohej nga etika, guximi artistik, erudicioni dhe qëndrueshmëria qytetare. Profesor Agimi gjatë rrugëtimit të tij artistik magjepsës, u shpalos si aktor, përkthyes, dramaturg, regjisor, pedagog, drejtues artistik dhe qytetar i shkallës sipërore. Mbetem me fat që e kisha pedagog e më pas aktor në disa shfaqje.Ishte një eksperincë shumë e bukur për ne të dy. Ndryshime të mëdha. Ta rrëmbente shfaqjen. Ishte frymëzues. I privilegjuar për qëndisjen brilante që i bëri rolit të Harrit te “Kopshti me Dallandyshe”. Më i miri në karierën e tij. Të zhyste në një proçes thellësisht të prekshëm. Takimi me profesor Agimin erdhi në një moment të përshtatshëm. Pas njohjes me të, egoizmi zuri vendin e dytë, sepse kisha të bëja me diçka kaq të rëndësishme. Fillova ti shijoja gjërat më shumë. Nga mot Gëzuar Profesor Agimi”.

JETA dhe KARRIERA

Qirjaqi lindi në Kolonjë, më 27 janar të vitit 1951. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973 filloi punën si aktor në Teatrin Kombëtar. Në skenën e TK, Agim Qirjaqi luajti me sukses shumë role të dramaturgjisë sonë dhe asaj botërore si: “Familja e peshkatarit”, “Orët e Kremlinit”, “Hijet e natës”, “Rikardi III”, “Fando e Lis”, “Marrëzia e madhështisë”, “Këngëtarja tullace”, “Armiku i Popullit” etj.

Në sezonin artistik 2002-2003, Agim Qirjaqi ishte edhe drejtor i Teatrit Kombëtar.

Ai skaliti në kujtesën e publikut një mori karakteresh të skenës dhe ekranit, duke u bërë një burim krenarie për kulturën dhe kinematografinë shqiptare. Agim Qirjaqi është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar” ndërsa pas vdekjes u vlerësua edhe me dekoratën “Nderi i Kombit”. Ndër rolet më të spikatura të tij në kinematografi mund të përmenden: drejtori tek “Lulëkuqe mbi mure”, profesori tek “Apasionata”, komediani tek “Tela për violinë”, Ethemi tek “I dashur armik”, etj.

spot_img

Latest articles

Related articles