Av. Ngjela kritika Edi Ramës: A je antishqiptar që kërkon shpopullimin e Shqipërisë?

spot_img

nga Spartak Ngjela

Shteti që nuk mund të drejtohet nga mendjet progresive që e shohin qeverinë si një gjenerim impulsesh zhvillimi, përfundon si Shqipëria e sotme.

Pse si është Shqipëria e sotme?
Shqipëria e sotme nuk ka një qeveri, e cila të këtë mundësi ta kuptojë se çfarë është në thelb zhvillimi kombëtar. Sigurisht që qeveria aktuale ka dalë me zgjedhje të lira, por ja që nuk po sjell zhvillim.
Por, cili duhet të jetë sot thelbi i zhvillimit kombëtar i Republikës së Shqipërisë?
Katër janë ingredientët që përbëjnë këtë thelb:

  1. Bankat e fuqishme me prestigji ndërkombëtar.
  2. Krediti bankar.
  3. Kapitali privat në zhvillim permanent në funksion të parasë dhe të investimeve në prodhimin e mallrave.
  4. Ngritja e pagave urgjent me pagën minimale prej 1000 Euro ose 100.000 lekë të njohur me ligj.

Asnjë nga këta të katërt ingredientë nuk ka mundur të krijojë dot si një sistem modern qeveria aktuale, edhe pse ka mbi dhjetë vjet në drejtimin e qeverisë dhe të pushtetit vendor.
Sot i gjithë shteti është i Partisë Socialiste, ajo e ka të gjithë shtetin në dorë, por nuk ka qenë e aftë që të krijojë e të zbatojë me arritje një reformë për zhvillimin e kapitalit financiar në Shqipëri.

Një shtet demokratik, rrogën minimale e vendos me ligj në parlamentin e tij.
Po kjo maxhorancë, do ta sjellë Shqipërinë dhe shqiptarët te paga minimale prej 100 mijë lekë ose 1000 euro në muaj?
Ja kjo është pyetja.
Por kjo është një detyrë e thelbit të sotëm politik për çdo qeveri.
Shqiptarët po rropaten në dhe të huaj se në Shqipëri nuk i paguajnë. Dhe ky do mbetet një turp historik.
Po kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e di këtë? Nëse nuk e di, ta mësojë, nëse e di dhe nuk e bën, është antishqiptar, që kërkon shpopullimin e Shqipërisë nga shqiptarët, njëlloj si armiqtë e shqiptarëve dhe pushtuesit e territoreve shqiptare.
E pra?
Çdo të thotë më ka zgjedhur populli kur ti si kryeministër nuk ke zotësi të nxjerrësh gjendjen e Shqipërisë nga një varfëri e papranueshme?!

Latest articles

Related articles