Christian Mba është largimi i radhës te Partizani. Mba do të vazhdojë karrierën në Ukrainë te skuadra e FC Metalist 1925 Kharkiv, ndërsa Partizani nga kjo shitje do të përfitojë rreth 500 mijë euro.
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925 Kharkiv për transferimin e sulmuesit Christian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit.
Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion të Shqipërisë.
Shumë suksese në aventurën tënde të re Christian Mba. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani” mbyllet postimi.