Mediat greke: Përkeqësohet gjendja e Kryepeshkopit Anastas Janullatos

spot_img
Advertisements

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Mediat greke si Protothema apo CNN.gr raportojnë se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar mbrëmjen e 4 janarit.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u transportua me avion të Forcave Ajrore nga Shqipëria mesditën e 3 janarit dhe ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” në Athinë.

“Shëndeti i Kryepeshkopit të Shqipërisë është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i drejtuar nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou, vijon monitorimin e tij” shkruan Protothema.

Para dërgimit në Athinë kryepeshkopi 95-vjeçar, Anastas Janullatos u shkrua në një spital privat në Tiranë me simptoma të virusit më 30 dhjetor, por u vendos dërgimi me avion drejt Athinës për një kujdes më të specializuar mjekësor.

spot_img

Latest articles

Related articles